Quantcast
Channel: Yjet – Privé – Faqja Zyrtare
Viewing all articles
Browse latest Browse all 11687

Alma Lama tregon se sa kërkon dëmshpërblim nga Gold AG

$
0
0

Deputetja e LDK-së, Alma Lama sonte ka folur në emisionin ‘Ora e Fundit’ në Klan Kosova për çështjen e padisë gjyqësore ndaj reperit Arian Agushi i njohur me nofkën Gold AG.

Ajo e pranoi se ka kërkuar dëmshpërblim financiar për ofendimin që thotë se i është bërë në këngën ‘Shqiptari 2’.

Zonja Lama deklaroi se shifra e parave që kërkon rritet me rritjen e klikimeve të këngës në Youtube.

‘Sado e madhe të jetë shifra, është e pamjaftueshme për dëmin që i është shkaktuar familjes sime’ – u shpreh Alma.

Në një dokument të mëhershëm, Alma e kishte llogaritur 1 cent klikimin dhe me rreth 5 milionë shikime sa ka kënga tani, i bie të kërkoj 50.000 euro plus 100.000 të tjera për ‘vuajtjet e shkaktuara’.

Deputetja e partisë së dytë më të madhe në vend shtoi se kjo që po bën është betejë për shoqërinë teksa nënvizoi faktin se ka refuzuar propozimet për t’u marrë vesh me reperin pa procedura gjyqësore. /prive.al/

 

The post Alma Lama tregon se sa kërkon dëmshpërblim nga Gold AG appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 11687


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>