Quantcast
Channel: Yjet – Privé – Faqja Zyrtare
Viewing all 11687 articles
Browse latest View live

Enca më në fund e dha lajmin e madh

$
0
0

Ka disa vjet që është në skenë, mirëpo ajo asnjëherë nuk ka mbledhur këngët e saj në një album.

Mirëpo koha e këngëtares Enca Haxhia ka ardhur. Më në fund ajo është gati për publikimin e albumit të saj të parë.

Këtë e ka thënë vet Enca përmes rrjeteve sociale, ku shkruan se javën tjetër albumi i saj do të jetë gati. /Prive.al/

The post Enca më në fund e dha lajmin e madh appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


‘Pa asnjë dyshim’ rikthen Leonorën me projekt të ri

$
0
0

Leonora Jakupi sapo ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar ‘Pa asnjë dyshim’.

Kjo këngë ka tekst të Mumas teksa Alfred Sula është sërish bashkëpunëtori i përzgjedhur për aranzhimin e projektit muzikor.

‘Pa asnjë dyshim’ është krijimi i parë muzikor i këngëtares për vitin 2017 dhe pason ‘Të kam jetë’, publikuar në fillim të muajit Tetor. 

The post ‘Pa asnjë dyshim’ rikthen Leonorën me projekt të ri appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja çka ndodhi mes Tunës dhe Norës një ditë para festës ku mungoi Istrefi

$
0
0

Shumë është përfolur për relacionin e dy kunatave më të famshme në estradë, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi.

Portalet ka tash e një rreth një muaj që vlojnë në thashetheme mbi një relacion jo shumë të mirë mes dy këngëtareve.

Benzinë zjarrit iu shtua me mungesën e Norës në festën e Tunës, pak para ardhjes në jetë të djalit Tian.

Por çka ndodhi një ditë para kësaj feste mes dy pop-artisteve?! Çka u tha?!

Detajet mbi këtë pjesë i kuptoni në videon e mëposhtme nga minuti 8:25

The post Ja çka ndodhi mes Tunës dhe Norës një ditë para festës ku mungoi Istrefi appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Tuna thyen rrjetin: Poston foton me përshkrimin mahnitës për Tianin e vogël

$
0
0

Këngëtarja Tuna Sejdi sapo ka postuar imazh të ri me djalin e saj, Tianin shoqëruar me një mbishkrim që i dedikohet bukuroshit të vogël dhe të gjithë atyre që e uruan.

‘Është e vështirë të besoj që je në këtë botë për katër ditë tash por unë jam e lumtur që ti vendose të na lumturosh ne me prezencën tënde sepse je kaq i dashur. Kur të pashë për herë të parë mësova që s’kam dashur kurrë dikë sa të dua ty dhe s’do e dua kurrë. Falemnderit nga thellësia e zemrës për numërin dërrmues të urimeve me rastin e lindjes së Tian Patris. Zemra ime është plot’ – deklaron Tuna në postimin e saj që ka ‘thyer’ rrjetin duke grumbulluar shumë pëlqime e komente për një kohë të shkurtër.

Ndryshe, sonte në Prive emocionet e ardhjes në jetë të nipit të parë në familjen Berisha i ndau Roberti.  (KLIKO KËTU PËR MATERIALIN)

 

 

The post Tuna thyen rrjetin: Poston foton me përshkrimin mahnitës për Tianin e vogël appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Skandali i zbuluar së pari në Wazzup çon në eliminimin e Damianos nga Big Brother

$
0
0

Rreth tre javë më parë, Donjeta, ish banore e Big Brother denoncoi në Wazzup të Klan Kosova parregullsitë dhe favorizimin që i bëhej Damianos në spektakël.

Në fakt, ky ishte vetëm fillimi i një kalvari të gjatë të dallavereve që u zbuluan mbi konkurentin në fjalë.

Krahas favorizimit që thuhej se iu bë nga produksioni në periudhën disa ditore të izolimit, më pas dolën biseda të tij me Vesel Kurtishajn teksa kjo i ka kushtuar me kontestim të thellë të vërtetësisë së spektaklit.

Kjo çoi që Damiano sonte të eliminohet nga Big Brother pasi kredibiliteti i produksionit po lëkundej. Për të vulosur manipulimin, Big Brother bëri të ditur që Damiano ka gënjyer edhe se është single, duke shkelur pikat e marrëveshjes.

Ndryshe, Arbana në spektakël ka pranuar që në kohën e izolimit në hotel, ai ka folur me Veselin, saktësisht siç kishte deklaruar në Wazzup, Donjeta kur nënvizonte faktin që ai ka pasur telefon dhe televizor në kohën e izolimit. /Prive.al/ 

The post Skandali i zbuluar së pari në Wazzup çon në eliminimin e Damianos nga Big Brother appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Pas gjashtë vitesh, Dafina i ka dy fjalë për Tunën

$
0
0

Befasia e madhe mes Tuna Sejdit dhe Dafina Zeqirit ndodhi në fund të muajit të kaluar kur dyshja shkrinë akujt mes vete për t’i lënë rradhën një kapitulli të ri të miqësisë.

Pas gjashtë viteve nga momenti kur ndanë rrugët me njëra-tjetrën pas bashkëpunimin në projektin ‘Vibe’ një ‘follow’ ishte sinjali se gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

E duket që dyshja nuk janë mjaftuar vetëm me këtë pjesë.

Dafina e cila po jeton në SHBA në tentim e sipër për të kapur tregun ndërkombëtar të muzikës e ka uruar kolegen e saj me rastin e ardhjes në jetë të djalit Tian.

‘Urime lindja e femiut te pare  Tianit rritje te mbare, shendet, fat dhe jete te gjate’ – deklaron mes tjerash Zeqiri në komentin e lënë në një prej fotove të mëhershme të Tunës. /Prive.al/

 

The post Pas gjashtë vitesh, Dafina i ka dy fjalë për Tunën appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ku përfundoi mbrëmë Damiano pas përjashtimit nga Big Brother?!

$
0
0

Në një rast të paprecedentë, produksioni i Big Brother vendosi mbrëmë që në fillim të spektaklit për përjashtimin nga gara të Damianos, i cili shihej si një prej konkurentëve më të fortë.

Dallaveret e tij, që ndonëse nuk do ishin të mundura pa ndihmën e produksionit u përmendën si një arsye e vendimit për të larguar nga gara konkurentin në fjalë.

Zhurma e madhe mediatike që kontestoi thellë edhe kredibilitetin e produksionit bëri që ky i fundit as të mos i japë hapësirë në spektakël për t’u shprehur.

Ndryshe nga të gjithë konkurentët e tjerë, Damiano nuk ‘zbarkoi’ në studion e spektaklit por duket që edhe në alternativat tjera, ai nuk ka mbetur keq.

Ish-banori ka pritur përfundimin e spektaklit për të ‘festuar’, nëse kishte mbetur hapësirë për diçka të tillë, në një prej klubeve të Tiranës.

Bashkë me të ishin Armela, Gerta e dy banorët nga Kosova, Liridoni dhe Donjeta. /Prive.al/

big brother

The post Ku përfundoi mbrëmë Damiano pas përjashtimit nga Big Brother?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

A i bënë dhuratë Tunës e Patrisit, Nora dhe Roberti?!

$
0
0

Pa dyshim, tashmë janë familja më e komentuar në shoubizin shqiptar.

Berishët, që për nuse kanë tashmë dy prej këngëtareve më të sukesshme, Nora Istrefi dhe Tuna Sejdi me çdo lëvizje të tyre po krijojnë lajm.

E ardhja në jetë e Tianit, djalit të Tunës dhe Patrisit ishte një burim i thashethemeve para dhe pas lindjes.

Fillimisht, u komentua shumë relacioni i dy kunatave dhe mungesa e Norës në festën e Tunës teksa edhe urimet u konsideruan si të ftohta.

Por cila është e vërteta?! Çfarë emocione ka në familjen Berisha pas ardhjes në jetë të Tianit?! A i bënë dhuratën e tyre Nora dhe Roberti çiftit në fjalë?!

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme.

The post A i bënë dhuratë Tunës e Patrisit, Nora dhe Roberti?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Flet Kallashi: Ja çka më ndodhi në Dubai

$
0
0

Donjeta Kosumi – Kallashi ngjalli shumë kurreshtje me shkuarjen e saj në Dubai.

Ndryshe prej herës së parë kur në destinacionin shumë të lakuar ishte për pushimë, kësaj rradhe punët e lidhën me vendin mysliman.

Atje, Kallashi ka xhiruar videoklipin e saj më të ri të titulluar ‘Sheik’.

Por cilat ishin prapaskenat e Donjetës në Dubai?! Çka i ndodhi asaj atje?!  A rrezikoi burgun?!

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme e kronikës nga Vlorijan Halili.

The post Flet Kallashi: Ja çka më ndodhi në Dubai appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Festë në familjen e Sinan Vllasaliut

$
0
0

Dita e sotme është më e veçantë në kalendar për familjen e këngëtarit Sinan Vllasaliu.

Pikërisht me 7 Maj, vitin e kaluar erdhi në jetë nipi i parë në familje, Jani i cili i dha një tjetër perspektivë jetës në familje.

E në këtë datë, nuk ka pasur se si të mungojnë urimet për Janin që feston të parën ditëlindje.

Ka qenë bashkëshortja e Sinanit, zonja Teutë ajo që ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i thënë fjalët më të mira për nipin e dashur.

‘Shpirtit i shpirtit tem,gëzimi jem,Ti qe sot nje vite ma ndreshove jeten,Ti qe sot mbush 1 vit,shpirti jem,nana te uron qe çdo dite e jetes tende te jete buzeqeshje,ëmbëlsi,fat,shendet,mbaresi dhe shume dashuri rreth teje!Jo me kot te theras Dashuri sepse i tille je per mua’ – shprehet mes tjerash Teuta në urimin e bërë.

Jani, u bëftë plak me mjekërr! /Prive.al/

The post Festë në familjen e Sinan Vllasaliut appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kështu reagon Ardian Bujupi kur pyetet për lidhjen me një prezantuese

$
0
0

Ardian Bujupi na ka bërë shumë krenarë ndër vite me sukseset e tij në skenën muzikore shqiptare dhe gjermane.

Por, krahas muzikës, ai shpeshherë është komentuar edhe për jetën e tij private.

Muajve të fundit, emri i Bujupit u lakua për një lidhje të supozuar me një prezantuese televizive.

Por cila është e vërteta?! 

Si i ftuar në Prive për të promovuar risitë në karrierë, Ardian Bujupi nuk shpëtoi pa u pyetur mbi këtë pjesë.

Pas një hutie, ai sqaroi relacionin me vajzën në fjalë dhe statusin e tij aktual.

Detajet ua sjell videoja e mëposhtme nga minuti 5:50. /Prive.al/

The post Kështu reagon Ardian Bujupi kur pyetet për lidhjen me një prezantuese appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kjo ditëlindje, më e bukura për Arbana Osmanin

$
0
0

Prezantuesja e njohur, ikonë e moderimit të ‘Big Brother’ në nëntë vite, Arbana Osmani feston sot ditëlindjen.

E lindur me 7 Maj të 1983-tës, ajo sot mbush plot 34 vite jetë.

Tashmë me statusin e nënës pas ardhjes në jetë të djalit Jon, Arbana duket që ndihet më e kompletuar se kurrë.

Prezantuesja e njohur në postimin e bërë sot ka deklaruar që kjo është ditëlindja më e bukur.

Detajet janë përcjellë për publikun përmes një fotografie me djalin në momentin e prerjes së tortës. /Prive.al/

Ditelindja me e bukur e jetes sime.

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

The post Kjo ditëlindje, më e bukura për Arbana Osmanin appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Adelina rikthehet me ‘Dale kadale’

$
0
0

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri sapo ka publikuar projektin e ri të shumëpritur.

Kënga e re mban titullin ‘Dale Kadale’ dhe është punuar nga Irkenc Hyka me tekst të Petri Xhorit.

Për videoklipin është përkujdesur produksioni Max teksa ajo që e shquan këtë projekt është investimi i madh.

Kjo vërehet nga veshja e Adelinës e deri tek skenat e xhirimit me fokus veturën Ferrari të cilën nget bukuroshja që në klip, shkëlqen me pamjen e saj.

Shijojeni

The post Adelina rikthehet me ‘Dale kadale’ appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Bertan Asllanit i dështon kontrata e madhe?!

$
0
0

Ky lajm nuk është aspak i vërtetë.

U largua nga trojet shqiptare në shikim të parë për një karrierë në kinematografinë turke por duket që Bertan Asllani anash nuk po e lë as muzikën.

Ai tash e një kohë ka paralajmëruar lëvizje të mëdha por shkaku që u bë një kohë pa dëgjuar nga ky zhvillim, ngjalli dilemat për dështim të kontratës së këngëtarit nga Maqedonia.

Megjithatë, Bertani jo vetëm që nuk ka ngecur në këtë pjesë por po bëhet gati për një epokë të re.

Këngëtari simpatik është finalizim e sipër të nënshkrimit të kontratës me, besoni ose jo, Sony Music në Turqi me tendencën për të kapur tregun e shtetit në fjalë dhe zonave përreth.

Gjithçka pritet të konkretizohet dhe të bëhet e ditur për publikun brenda pak ditësh kur nënshkrimi të ketë trajtën zyrtare. /Prive.al/

The post Bertan Asllanit i dështon kontrata e madhe?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kështu kujdeset për të birin moderator i famshëm!

$
0
0

Është nj prej figurave më të dashura televizive. Ka shumë vjet në skenë dhe vazhdimisht drejton projekte të mëdha.

Ledion Liço moderatori i televizonit Top Channel në Shqipëri, që tani po drejton spektaklin The Voice of Albania, nuk ka shumë kohë që është bërë edhe baba.

Ai dhe partnerja e tij Sara Hoxha, kanë sjellë në jetë muaj më parë djalin që e pagëzuan me emrin London Noor.

Mirëpo, nuk është vetëm Sara ajo që kujdeset për të birin. Një pjesë të rëndësishme në këtë mes zë edhe Ledioni. Në disa video të publikuara në Instastory nga Sara, ai duket shumë i ëmbël teksa përkund të birin për të fjetur./Prive.al

18387327_1377189222375030_72965238_n

The post Kështu kujdeset për të birin moderator i famshëm! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


E pazakontë: Ja çfarë kafshe ka marrë Adrian Gaxha

$
0
0

Mace, qen e ndonjë papagall apo edhe hamster, janë kafshët të cilat mbahen në shtëpi dhe për të cilat një njeri mund të kujdeset.

Por këngëtari nga Shkupi, Adrian Gaxha, e ka quar këtë në një tjetër nivel. Ai ka vendosur që të marrë përsipër përkujdesjen për një ari të murrmë.

Në profilin e tij në Instagram, këngëtari ka publikuar fotografi me ariun, të cilin e cilëson si “vogëlushin e tij të ri”.

Ariu është ende në moshë të  njomë, ndërsa në një ambient të hapur këngëtari është fotografuar duke u kujdesur për nevojat e tij elementare, siç është ushqimi me qumësht.

Gaxha duket shumë i lumtur për këtë kafshë, së cilës ende nuk i ka vënë emër. /Prive.al

my new baby🐻

A post shared by Adrian Gaxha (@adriangaxha) on

🐻❤️

A post shared by Adrian Gaxha (@adriangaxha) on

The post E pazakontë: Ja çfarë kafshe ka marrë Adrian Gaxha appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja kopje e cilit prind është Tiani! (FOTO)

$
0
0

Ajo sapo është bërë nënë e vogëlushit të cilin e pagëzoi me emrin Tian.

Dhe tash këngëtarja Altuna Sejdiu, është më e lumtur se kurrë. Bashkë me partnerin e saj Patris Berishën, ata po jetojnë ditët e para të të qenit prindër.

Para pak ditësh Tuna bëri publike peshën dhe gjatësinë e djalit të saj, ndërsa në mëngjesin e së hënës ajo ka postuar një tjetër imazh të të birit ku ai shihet qartë.

Në shikim të parë, Tian i ngjanë babait të tij më shumë se sa nënës. Tian buzëqeshjen e ka identike sikurse të babait të tij Patrisit. /Prive.al/

Vlerësojeni edhe vetë!

The post Ja kopje e cilit prind është Tiani! (FOTO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kjo është e përbashkëta e Albatritit me Alban Skënderajn!

$
0
0

Që të dy janë prindër. Ata kanë nga një vajzë që është e para për ta.

Këngëtari Albatrit Muqiqi është bërë baba për herë të parë në mëngjesin e së hënës, ndërsa Alban Skënderaj disa muaj më parë.

Mirëpo, ata përveç se kanë vajza, kanë edhe një tjetër të përbashkët.

Emri i vajzave të tyre ngjanë shumë. E Alban Skënderajt ka emrin Ameli, ndërsa ajo e Albatritit dhe Egzonës Amelia!

Ky emër që etimologjinë e ka tek latinishtja e vjetër, në shqip do të thotë e zellshme, punëtore.

Urojmë që dy Amelitë të bëhen punëtore ashtu siç ua thotë edhe emri! /Prive.al

 

The post Kjo është e përbashkëta e Albatritit me Alban Skënderajn! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kështu dukej Zanfina 10 vjet më parë!

$
0
0

Nuk ka ndryshuar shumë që nga viti 2007.

Këtë këngëtarja Zanfina Ismajli e dëshmon përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e saj në Instagram, ku ka pozuar 10-të vjet më parë në një fustan të zi e të shkurtër.

Zanfina duket jo shumë ndryshe nga ajo që është sot dhe ka një linjë mjaft seksi trupore.

Ajo është në përgatitje të videoklipit më të ri, në të cili do të shfaqet tejet joshëse.

Këngëtarja ara disa javësh, ajo u bë edhe teze ngase motra e saj e famshme Adelina Ismajli ka lindur djalë ndërsa, ka treguar se vazhdon të jetë single.

 

The post Kështu dukej Zanfina 10 vjet më parë! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja çka thotë Merita pasi Albatriti u bë baba!

$
0
0

Këngëtarja kosovare Merita Spahiu, është bërë gjyshe për herë të parë.

Gëzimi i madh në familjen Muqiqi, ka ardhur pasi nusja e tyre Egzona Brahimaj, ka lindur vajzën e parë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia.

Amelia ka lindur në orët e hershme të së hënës, duke gëzuar gjithë familjen.

Merita përmes një fotografie në Facebook, shpreh gëzimin e saj për ardhjen e mbesës në jetë, duke falënderuar Zotin që i bekoi. /Prive.al/

The post Ja çka thotë Merita pasi Albatriti u bë baba! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Viewing all 11687 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>