Quantcast
Channel: Yjet – Privé – Faqja Zyrtare
Viewing all 11687 articles
Browse latest View live

Një çift i ri krijohet jashtë ‘Big Brother’?!

$
0
0

Gjatë aventurës nuk u shquan për ndonjë afërsi të madhe por pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, po marrin vëmendje mjaft të madhe.

Fjala është për Liridonin, banorin nga Kosova dhe Gertën nga Shqipëria që tash e dy ditë po lakohen për një lidhje të mundshme.

Afërsia e madhe mes dy të apostrofuarve dhe ardhjet e Gertës në Prishtinë u përmendën si indikatorë të një lidhjeje që po lindte mes dyshes jashtë shtëpisë.

Por cila është e vërteta?!

Prive.al nga burime pranë Liridonit ka arritur të mësojë që realisht nuk bëhet fjalë për ndonjë lidhje mes dyshes dhe çdo gjë është, të paktën aktualisht, brenda suazave të miqësisë. Se a do avancojë në diçka tjetër kjo miqësi me kohën, mbetet të shihet.

The post Një çift i ri krijohet jashtë ‘Big Brother’?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Cozman i çon mesazh Tunës në këngën e re?!

$
0
0

Reperi Cozman sapo ka publikuar projektin e ri të titulluar ‘Yamborghini’.

Kjo këngë ka tekst dhe muzikë të Marshal Jungle nga Babastars teksa Entermedia është përkujdesur për videoklipin e këtij projekti. E një pjesë që ka tërhequr vëmendjen është ku reperi përmend ish-të dashurën e tij.

‘Gishtin e mesit, ja qoj edhe ex-it’ – deklaron mes tjerash në këngë Cozman.

Nuk mund të thuhet me siguri që këto fjalë janë dedikim për Tunën meqenëse Ylberi nuk ka shkruar tekstin por kjo nuk do mjaftojë që të mos ketë spekulime nga fansat.

Ndiqeni të plotë më poshtë. 

The post Cozman i çon mesazh Tunës në këngën e re?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

A kanë nisur një lidhje dashurie Enuri dhe Donjeta?!

$
0
0

Në një situatë ku lajmi krijohet pa asnjë konfirmim apo detaj, dy protagonistët më të rinj që ranë pre së fundmi ishin Enur Pakashtica dhe Donjeta Sejdiu.

Prezantuesi i Wazzup në Klan Kosova dhe ish-banorja e ‘Big Brother 9’, Donjeta Sejdiu bënë xhiron në internet me raportimet e një lidhjeje të mundshme.

Shkak u bë një foto e përbashkët ku Donjeta me doza humori shprehej: ‘Dashuria e jetës sime’.

Për t’i dhënë vulën e një fjalie të thënë në kontekstin e shakasë, Enuri e ripostoi të njejtën fotografi nën mbishkrimin: ‘Jeta e dashurisë sime’.

Sidoqoftë, kaq mjaftoi për të krijuar çiftin e ri, i cili në fakt… nuk ekziston!

Prive.al konfirmon që mes dyshes ka thjesht një miqësi të mirë që nuk i kufizon të bëjnë postime të tilla me doza humori. Për gjitha vajzat e interesuara, lajme të mira mund të kumtojmë! Enuri vazhdon të jetë beqar! 

donjeta enur

The post A kanë nisur një lidhje dashurie Enuri dhe Donjeta?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

I zbulon vetë Osmani: Përplot risi në jetën e ‘teta Gjylit’ në episodet e reja

$
0
0

Rikthimi i serialit ‘Egjeli’ në ekran ka arritur të fitojë mjaft vëmendje të publikut të cilit i kishin munguar aktorët e njohur të humorit në ekran.

E për t’i sjellur në një tjetër dimension, gazetarja Maki Bajrami ishte në prapaskenat e xhirimeve të ‘Egjeli’ për t’iu sjellur detaje nga xhirimet.

E për të parën herë, për mikrofonin e Prive, Osman Azemi shpalosi risitë që na presin në rolin e tij të ‘teta Gjylit’.

Kjo e fundit duket se do na habisë me transformimin dhe zhvillimet e reja në jetën e saj.

Se për çfarë bëhet fjalë realisht mund ta kuptoni në videon e mëposhtme nga minuti 4:09.

The post I zbulon vetë Osmani: Përplot risi në jetën e ‘teta Gjylit’ në episodet e reja appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kujt po i ngjanë vajza e Albatritit e Egzonës!

$
0
0

Amelia erdhi në jetë në orët e hershme të së hënës.

Ka sjellë gëzim në familjen e famshme Muqiqi, duke u bërë fëmija i parë në këtë shtëpi.

Egzona Brahimaj dhe Albatrit Muqiqi u bënë prindër për herë të parë, duke u gëzuar fort për ardhjen e vajzës në jetë.

Ata nuk kanë hezituar të bëjnë publike fotografitë e vajzës që nga salla e lindjes e deri te momentet e para të jetës së Amelias.

Në një imazh që Egzona ka publikuar në profilin e saj në Instagram, Amelia shfaqet tejet e ëmbël dhe tashmë ka të qarta vijat e fytyrës.

Ndonëse ende e vogël, në shikim të parë ajo ngjanë më shumë me Egzonën, mirëpo kjo mund të ndryshojë teksa ditët kalojnë e Amelia rritet. /Prive.al/

The post Kujt po i ngjanë vajza e Albatritit e Egzonës! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Njihuni me vajzën “supersweet” të Stine

$
0
0

Rrallë e prezantoi të bijën në publik, mirëpo imazhi i saj i fundit të lë pa fjalë.

Ajo është tejet e ëmbël dhe quhet Estia. Këngëtari Stine është bërë baba në nëntor të vitit të kaluar, duke iu gëzuar shumë ardhjes së vajzës në jetë.

Tani Estia është pesë muajshe dhe duket tejet e lezetshme në një video që Stine ka publikuar në Instagram, me disa filtra të aplikacionit Snapchat.

“Kukulla ime”, ka shkruar ai, si një baba krenar.

#sabukur ka dal #kukullaime #missyouuuuuu

A post shared by Nesti Duka (@stine_records_ed) on

 

The post Njihuni me vajzën “supersweet” të Stine appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja si e quan veten Majk!

$
0
0

Reperi Kastriot Rexha apo siç njihet në publik me nofkën Majk, është shndërruar në njërin ndër këngëtarët më të kërkuar në tregun muzikor.

Këngët e tij të fundit kanë marrë epitetin hite. Përveç se që krenohet me artin që bën dhe suksesin që ka arritur, ai ka edhe një lëvdatë për veten.

Majk i cili sipas thashethemeve në botën e showbiz-it po pret të bëhet baba pasi ish e dashura e tij Majlinda Zeka po pret fëmijë, e ka quajtur veten “djalë të mirë”.

Këtë epitet ia ka veshur vetes Majk përmes një fotografie në Instastory ku shkruan: “Mr. Nice Guy” (Zotëri Djalë i Mirë).

Ndonëse nuk është zakon të thuren fjalë e lavde për veten, Majk në fund të ditës, i është përshtatur më së miri fjalës së urtë popullore: “Kush nuk e lëvdon veten, i kallet shtëpia”. /Prive.al

 

 

The post Ja si e quan veten Majk! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Cili do jetë titulli i këngës së re e djemve të “Baba Stars”?

$
0
0

Tashmë nuk është sekret!

Djemtë e grupit Babastars ka tash e një kohë që po punojnë në një tjetër projekt të përbashkët, të parin pas disa vitesh.

E nga fansat dhe gazetarët, pa dilema, ky projekt mori emrin ‘High 4’ marrë shkas nga tre projektet paraprake prej vitit 2012 e tutje.

Por a do quhet projekti i përbashkët i reperëve në këtë formë?!

Prive nga burime pranë menaxhmentit ka arritur të mësojë që në fakt emri nuk është caktuar ende dhe ka dilema në këtë pjesë.

Në çështjen e titullit, po shqyrtohen disa alternativa krahas ‘High 4’ dhe u mbetet vetë pjesëmarrësve të projektit që të zgjedhin se si do emërtohet kjo këngë.

Ndryshe, data e publikimit ende nuk mund të thuhet me saktësi por besohet që nuk do jetë e largët për faktin që shumica e punëve në studio tashmë janë finalizuar./Prive.al

The post Cili do jetë titulli i këngës së re e djemve të “Baba Stars”? appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Kështu po duket Majlinda në ditët e fundit të shtatzanisë!

$
0
0

Ky ishte definitivisht muaji fatsjellës i estradës!

Tuna u bë nënë, Meda u bë baba e po ashtu edhe Albatrit Muqiqi.

Por në rend tash është një tjetër personazh i kësaj skene artistësh. Reperi Kastriot Rexha do të bëhet baba shumë shpejt, ndoshta brenda këtij muaji edhe ai.

Ish e dashura e tij, Majlinda Zeka, që është në pritje të fëmijës së parë të ish-çiftit, po i kalon ditët e saja duke u zbukuruar edhe më tepër.

Nga fotografitë që publikon në rrjetet sociale, vërehet se Majlinda ka shtuar pak peshë dhe ka marrë pamjen e një gruaje shtatzënë edhe në fytyrën e saj, që duket më e ënjtur se zakonisht.

Se a do të jetë muaji maj, muaji i ditëlindjeve të fëmijëve të estradës mbetet të shihet!

Në anën tjetër, Majk ende nuk e ka pranuar direkt se do të bëhet baba, duke lënë hapësirë për spekulime. Mirëpo, në një video publikim që ka bërë në rrjetin Instagram, ai i këndon djalit të tij të palindur, për të cilin thotë se është bërë i famshëm pa ardhur ende në jetë! /Prive.al

Displaying Screenshot_20170509-164901.png

The post Kështu po duket Majlinda në ditët e fundit të shtatzanisë! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Albërie Hadërgjonaj sfidon moshën, shihni sa seksi duket në imazhet e fundit (FOTO)

$
0
0

Ka qëndruar në skenë për një kohë tepër të gjatë. Që nga një moshë e hershme e deri më tash.

Mirëpo në një mënyrë ose tjetrën, ka arritur ta mbajë freskinë rinore.

Albërie Hadërgjonaj thjesht po refuzon të plaket. Ajo sjellë gjithmonë pamje të re të vetes, me linja fantastike dhe me stil që u ngjanë 20 vjeçarëve.

Si pjesë e jurisë në spektaklin në TV Klan të Shqipërisë, ajo ka treguar se nuk i ka aspak problem vitet mbi supe dhe mosha asnjëherë nuk e luhat vetëbesimin e saj.

Në disa fotografi që ka publikuar në Instastory, Albëria shfaqet ekstra seksi me veshja super moderne që nuk i lënë shumë imagjinatës tonë.

Vlen po ashtu të thuhet se Albëria, këngëtarja kosovare që jeton në Shqipëri është edhe nënë e dy vajzave, por tashmë e ndarë nga bashkëshorti. /Prive.al/

unnamed

Displaying Screenshot_20170509-162631.png

Prova @yfsfalbaniaofficial

A post shared by Alberie Hadërgjonaj (@alberie_hadergjonaj) on

The post Albërie Hadërgjonaj sfidon moshën, shihni sa seksi duket në imazhet e fundit (FOTO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Udhëtimi i parë: Ku po i dërgon Patrisi, Tunën dhe Tianin?!

$
0
0

Nga familja më e famshme e momentit, familja Berisha, ka ardhur një foto e re.

Për të parën herë, përtej spitalit, Patrisi, Tuna dhe Tiani kanë pozuar bashkë në atë që duket të jetë udhëtimi i parë.

Patrisi në rolin e shoferit me Tunën dhe djalin prapa nuk ka treguar destinacionin por atë ua zbulojmë ne!

Nga Shkupi ku tashmë kanë përfunduar procedurat e mbajtjes në spital pas lindjes, familja ka marrë rrugë drejt Prishtinës ku do zhvendosen për të jetuar në apartamentin e këngëtares.

Kujtojmë se kryeqyteti i Maqedonisë ishte zgjedhur nga Tuna shkaku i kushteve më të mira dhe simbolikës së lindjes në të njejtin vend me të birin. /Prive.al/

The post Udhëtimi i parë: Ku po i dërgon Patrisi, Tunën dhe Tianin?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Çka po planifikojnë Blero dhe Afrona?!

$
0
0

Tre muaj më parë festuan dy vjetorin e njohjes së tyre dhe ndërtimit të historisë së dashurisë.

Gjatë kësaj periudhe, me ulje e ngritje, Afrona Dika dhe Blero Muharremikanë arritur të konsolidojnë një relacion të fortë në distancë.

Por duket që gjërat mes çiftit së shpejti do kalojnë në një tjetër nivel.

Mbase të lodhur nga një jetësë mes Kosovës e Zvicres, dyshja do bëhen bashkë, me gjasë në Kosovë.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet vetë Afrona përmes një postimi me Bleron së fundmi ku shprehet: ‘Një lidhje e gjatë në distancë mund të funksionojë vetëm nëse ka një plan për t’i dhënë fund distancës’.

Duket që bashkimi i dyshes tashmë është vetëm çështje kohe… /Prive.al/

A long distance relationship can only work if there is a plan to end the distance..🙏🏻 #throwback #prishtina

A post shared by Afrona Dika (@afronadika) on

The post Çka po planifikojnë Blero dhe Afrona?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ky është fati i Shqipërisë në Eurovision

$
0
0

Linda Halimi me këngën ‘Botë’ nuk ia ka dalë të kalojë në finalen e Eurovision.

Në vazhdën e disa paraqitjeve të dështuara në varg që prej suksesit të Rona Nishliut me ‘Suus’, këngëtarja nga Kosova nuk hyri në dhjetëshen e këngëve të kualifikuara nga mbrëmja e parë.

Moldavia, Azerbajxhani, Greqia, Suedia, Portugalia, Polonia, Armenia, Australia, Qipro ishin shtetet që kaluan në fazën tjetër.

Ndryshe, televizioni publik raportoi sonte që sipas të gjitha gjasave, Kosova vitin tjetër do mund të prezantohet në garë nëse eventi zhvillohet në një vend që njeh pavarësinë. /Prive.al/

The post Ky është fati i Shqipërisë në Eurovision appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Buta, reperi i ri që po ndez publikun

$
0
0

Reperi kosovar Betim Janizui i njohur me nofkën Buta, ka filluar të marrë pozicion të mirë brenda tregut të muzikës në vend.

Pasi ka publikuar kripin e këngës Ndjekja disa ditë më parë, ai ka shpërthyer me atmosferë në një klub nate.

Kënga e tij e fundit flet për jetën e një gangsteri dhe për problemet e tij me ligjin, ndërsa kripi është mjaft modest në paraqitje, pasi vetëm Buta është personazh i tij, por me një realizim profesional.

Në një video që ka publikuar menaxheri i Era Istrefit, Faton Shoshi në Instagram, Buta shihet qartë ta ketë bërë publikun për vete me këngë.

@bashbuta on the game 💰

A post shared by Faton Shoshi (@fatonshoshi) on

 

 

The post Buta, reperi i ri që po ndez publikun appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kjo ishte performanca e Linda Halimit në Eurovision (VIDEO)

$
0
0

Këngëtarja kosovare që përfaqësoi Shqipërinë në festivalin europian të këngës Eurovision me këngën “Botë”, nuk ia ka dal të kualifikohet për mbrëmjen finale.

Ajo është diskualifikuar të martën pasi ka performuar bashkë me këngëtarë të vendeve si Greqia, Moldavia, Azerbejxhani e Polonia, të cilët ia kanë arritur të shkojnë në fazën tjetër.

Pas Rona Nishliut, asnjëri nga këngëtarët nuk ka arritur nivelin apo listimin në të cilin kishe arritur Rrona me këngën ‘Suus’.

Gjithsesi, nëse performance e mbrëmshme e Lindës iu ka ikur pa e parë, në videon më poshtë mund ta ndiqni komplet interpretimin e saj, që nuk e çoi në finale.

The post Kjo ishte performanca e Linda Halimit në Eurovision (VIDEO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj

$
0
0

Ka kohë të gjatë në skenë, por askujt s’ia merr mendja se sa vjecare është Zanfina Ismajli.

Këngëtarja kosovare që të mërkurën feston ditëlindjen, ka kaluar tashmë të 30-tat.

Zanfina është lindur me 10 maj të vitit 1986 ndërsa sot feston ditëlindjen.

Marrë parasysh figurën e saj të njomë, Zanfina zor se jep përshtypjen që ka 31 vjet, ngase duket shumë më e re se aq.

Ajo tash për tash, po përgatitet që të lansojë videoklipin e ri, për të cilin ka paralajmëruar se do të paraqitet mjaft atraktive.

Këngëtarja së fundmi është bërë edhe teze, pasi Adelina Ismajli ka lindur djalin e saj që e pagëzoi me emrin Uliks, dhe kjo i ka sjellë gëzim të madh Zanfinës.

 

The post Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Futbollisti i njohur shqiptar, baba për herë të parë

$
0
0

Futbollisti nga Maqedonia, Admir Mehmedi, ka pasur një gëzim të madh të mërkurën.

Ai është bërë baba për herë të parë.

Ndonëse nuk dihej për shtatzëninë e gruas së tij, Mehmedi që luan për Zvicrën e ka dhënë këtë lajm përmes profilit të tij në Instagram.

“Çfarë ndjenje! Krenar që jam baba i këtij princi të vogël”, ka shkruar ai në një fotografi ku mbanë djalin në krahë. /Prive.al

What a feeling♥️proud Dad of my little Prince👶🏼

A post shared by Admir Mehmedi (@admirmehmedi14) on

The post Futbollisti i njohur shqiptar, baba për herë të parë appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Alban Skenderaj jep lajmin e shumëpritur për prishtinasit

$
0
0

Duke qenë kantautori më i kërkuar e më i dëgjuar në vend, fansat e tij mezi presin këngët e reja na ai.

Alban Skenderaj tani po paralajmëron se do të sjellë diçka të re dhe kësaj radhe në Prishtinë.

Përmes profilit të tij në Instagram, ai e ka bërë me dije se shumë shpejt në kryeqytetin e kosovarëve, ai do të sjellë para publikut koncertin “Tingujt e Ditarit Tim”.

Ai ka marrë komente të shumta nga fansat e tij të cilët vazhdimisht kanë shkruar duke shprehur gëzimin për lajmin që artisti ka dhënë për ta. /Prive.al

 

The post Alban Skenderaj jep lajmin e shumëpritur për prishtinasit appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Blero e Afrona me fotografi nga shtrati (FOTO)

$
0
0

Këgëtari Blerim Muharremi i njohur si Blero, ka publikuar një fotografi tepër seksi me të fehuarën e tij.

Në një imazh super profesional, çifti i famshëm paraqitet buzë shtratit në një pozitë intime.

Fotografia duket të jetë pjesë e njē seti të ri fotografish.

Afrona duket shumë atraktive, e veshur në një korset dhe taka të larta.

E shtrirë pranë Bleros, ata duken më të dashuruar se kurrë.

Në imazhin që Blero e ka publikuar në Instastory, e quan Afronën ‘mbretëreshë’. /Prive.al

Screenshot_20170510-153439

 

 

 

 

 

The post Blero e Afrona me fotografi nga shtrati (FOTO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Prive zbulon: Pas Getit, edhe ish e dashura i jep fund beqarisë këtë vit

$
0
0

Pak javë më parë, Prive zbuloi e para që pas tentativave gati dy vjeçare, Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca kanë ndarë mendjen për t’u martuar.

E për koincidencë, në të njejtin vit, edhe dikush tjetër që për një kohë të gjatë ka qenë me Getin, gjithashtu do t’i jap fund beqarisë.

Fjala është për bukuroshen dhe ish-prezantuesen Hana Shehu që tash e një kohë jeton përtej oqeanit duke shijuar romancën me Shkumbin Nokën, djali nga Prishtina i njohur për menaxhimin e klubeve të natës në New York dhe punën e dikurshme në institucione publike.

Prive.al, nga burime shumë të sigurta ka arritur të mësoj që dyshja do t’i japin fund beqarisë përmes një ceremonie luksoze në Prishtinë pas disa muajsh, me një datë tashmë të caktuar.

Ndryshe, Geti dhe Hana Shehu ishin bashkë për rreth tre vite, nga 2007-ta deri në 2010-tën.

Në një intervistë për mediat pak kohë pas ndarjes, Hana kishte deklaruar që në fakt, ajo ishte iniciatorja për t’i dhënë fund lidhjes meqenëse siç shprehej, ‘ishin planet e kundërta të dyshes ato që sollën ndarjen’.

Foto: Hana Shehu

Foto: Geti dhe Hana Shehu, vite më parë

The post Prive zbulon: Pas Getit, edhe ish e dashura i jep fund beqarisë këtë vit appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Viewing all 11687 articles
Browse latest View live