Quantcast
Channel: Yjet – Privé – Faqja Zyrtare
Viewing all 11687 articles
Browse latest View live

Më të thjeshtë se kaq nuk e keni parë kurrë bashkëshorten e Medës

$
0
0

Si çdo vit, fytyra të shumta publike në mes të sezonit të ngjeshur veror kanë gjetur pak kohë për t’ia mësyrë bregdetit turk.

E në këtë ‘formacion’ nuk kishte se si të mos mungonte edhe këngëtari Mehdin Përgjeqaj – Meda i cili drejt Turqisë është nisur me bashkëshorten dhe një grup miqsh.

Ndonëse këngëtari i shumë hiteve është pak i rezervuar në postime, ai është shfaqur me bashkëshorten e tij, Lulen në disa imazhe teksa darkojnë në një prej hapësirave të kompleksit ku pushojnë.

Mbase të lodhur nga një ditë me diell, Meda e Lulja shihen më të thjeshtë se kurrë më parë në imazhin e shpërndarë, duke arritur që prapë se prapë të duken shumë mirë krah njëri-tjetrit.

Më poshtë fotografia, përtej filtrave e pamjes ekstravagante që rastis të shohim shpesh. /Prive.al/

The post Më të thjeshtë se kaq nuk e keni parë kurrë bashkëshorten e Medës appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Ja në çfarë vendi po e gjiron Blero klipin e ri!

$
0
0

Ka paralajmëruar plot projekte të reja. Dhe Blero p vazhdon t’i mbajë premtimet.

Ditë më parë lansoi këngën e re me Kolë Oroshin “Jar na na”, me ritme verore, një këngë që siç tha Blero, dëgjohet veç me zë të lartë.

Kështu ai pas këtij suksesi, po përgatitet të realizojë këngën e re gjirimet e së cilës po i bën në Turqi.

Ky klip pritet të dalë brenda shumë pak ditësh, e pas kësaj kënge, Blero ka treguar se do të ketë edhe një tjetër. /Prive.al

The post Ja në çfarë vendi po e gjiron Blero klipin e ri! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Njihuni me shoferin personal të Lyrical Son!

$
0
0

Një yll repi si ai, me patjetër duhet të ketë shoferin personal që e bartë ngado.

Por Lyrical Son, ka një shofer personal tejet të veçantë. Ndryshe nga të tjerët, ai e ka zgjedhur gruan e tij që ta kryejë këtë rol.

Gjatë mbrëmjes të së martës, ai është vozitur nga gruaja e tij në rrugët e Prishtinës, dhe një video nga kjo mbrëmje e këndshme, Lyrical Son e ka publikuar në profilin e tij në Instagram.

Për reperin, familja është prioritet i jetës së tij. Ai ka më shumë se dy vjet që është martuar dhe tani po shijon faktin e të qenit baba, duke u përkujdesur për vajzën e tij 1 vjeçare.

The post Njihuni me shoferin personal të Lyrical Son! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Meda prezanton djalin e vogël!

$
0
0

Ai në muajin maj u bë baba. Dhe tani ai është rritur mjaftueshëm sa të dalë për shëtitje me prindërit e tij.

Këngëtari Meda, me bashkëshorten e tij, kanë publikuar një fotografi me fëmijën e tyre më të vogël.

Ata duken shumë të lumtur, me djalin e tyre përderisa kanë shkuar edhe për pushime në Turqi.

Meda ka edhe tre fëmijë të tjerë dhe është një baba shumë i përkushtuar. Prive.al

The post Meda prezanton djalin e vogël! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ekskluzive: Ja sa vota ka marrë Labi në zgjedhje

$
0
0

Këngëtari ferizajas Labinot Tahiri – Labi, vendosi që të marrë rrugën e politikës, duke kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kështu ai në zgjedhjet e 11 Qershorit, garoi me partinë Aleanca Kosova e Re, e cila ka lidhur koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Kështu, në ditën e zgjedhjeve Labi ka marrë dhjetëra mijëra vota.

Prive.al nga burime të saj ka mësuar se Labinot Tahiri ka marrë rreth 13,000 vota në këto zgjedhje.

Ende nuk dihet nëse ai do futet në parlament, ngase kjo do të përcaktohet edhe nga votat që të tjerët kandidatë të listës së tij kanë marrë në këto zgjedhje por gjasat janë të mëdha. /Prive.al

The post Ekskluzive: Ja sa vota ka marrë Labi në zgjedhje appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Argjentina Ramosaj mahnitë me flokë!

$
0
0

Flokët e saj janë të krahasueshme me fijet e mëndafshit. Nga yjet e estradës, këngëtarja Argjentina Ramosaj, është njëra ndër ato vajza që ka flokët më të bukura.

Në imazhin e fundit të publikuar në rrjetet sociale, këtë ajo e dëshmon më së miri.

Argjentiona e cila do jetë fytyra për dizajneren kosovare Drenusha Xharra, është paraqitur tejet elegante në një fotografi.

Kohëve të fundit ajo nuk është edhe aq prezente në muzikë, ngase i ka kushtuar kohën e saj të plotë djalit Noah. /Prive.al

 

The post Argjentina Ramosaj mahnitë me flokë! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Rita Ora me reagim emocional për djegien e kullës në Londër: Do bëj çdo gjë për të ndihmuar!

$
0
0

Kulla Grenfell në Londër, që mori flakë në mëngjesin e së mërkurës, ndodhet në lagjen në të cilën jeton këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Këngëtarja është prekur emocionalisht nga ky incident që mori jetën e 6-të personave, e ka lënë 50-të të lënduar.

Zjarri ka bërë që shumë familje të kërcejnë nga dritaret e tyre për të shpëtuar, ngase ndërtesa shumëkatëshe kishte marrë flakë e tëra.

“Kjo ndodhet në lagjen time. S’mund ta besoj se po ndodh diçka e tillë. Lutjet e mia janë me këdo që është përfshirë në këtë ndodhi. Zemra ime po rreh fort. Dikur luaja në atë lagje – dua të bëj gjithçka që mundem për të ndihmuar”, ka shkruar Rita Ora, në profilin e saj në Instagram.

Shpërthimi i një frigoriferi, dhe materiali i cili u shtua në fasadën e ndërtesës së Grenfellit gjatë një renovimi një vit më parë, të dyja janë cituar nga një numër i banorëve si shkaqe të mundshme të zjarrit, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, Brigada e Zjarrit në Londër ka theksuar se nuk e njeh shkakun e zjarrit në këtë fazë. /Prive.al

The post Rita Ora me reagim emocional për djegien e kullës në Londër: Do bëj çdo gjë për të ndihmuar! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Këngëtarja bën tatuazh kushtuar burrit, ja çfarë shkruan!

$
0
0

Rrethanat kanë ndikuar që ata të jetojnë të ndarë për një kohë.

Por Rrezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha, janë shumë të lidhur. Ai ndodhet në burg, duke vuajtur dënimin që lidhet me akuzat se ishte përfshirë në krim të organizuar, ndërsa Rrezarta po rrit vajzën e tyre në Tiranë.

Për t’i treguar bashkëshortit dashurinë që ka për të, ajo ka bërë një tatuazh përmes së cilit i përçon Ermalit një mesazh të fuqishëm.

“Ermal, gjithmonë krah teje”, ka shkruar Rrezarta në krahun e saj, dhe fotografinë e ka publikuar në rrjetin social Instagram.

Ermal Hoxha, nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, ndodhet në burg duke vuajtur dënimin ngase siç është raportuar, ai ishte njëri ndër financuesit kryesorë të një rrjeti droge në Shqipëri. /Prive.al

The post Këngëtarja bën tatuazh kushtuar burrit, ja çfarë shkruan! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


PREMIERË: Elvana shkruan kapitullin e ri me ‘Forever is Over’

$
0
0

Pritja e madhe merr fund!

Pas muajve të tërë punë pa shumë zhurmë përtej oqeanit, këngëtarja shqiptare Elvana Gjata ka hapur kapitullin e saj të ri në karrierë me projektin e ri, të parin serioz në gjuhën angleze me synim karrierën ndërkombëtare.

‘Forever is Over’ mban titullin ky krijim muzikor i punuar nga producenti i madh Poo Bear teksa që në start, Elvana i ka bashkangjitur edhe videoklipin.

Për të mos i lënë shumë hapësirë fjalëve, ju ftojmë ta shijoni të plotë në videon e mëposhtme këngën e shumëpritur.  /Prive.al/

The post PREMIERË: Elvana shkruan kapitullin e ri me ‘Forever is Over’ appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Fjolla Morina e Big Mama shfaqen në poza seksi!

$
0
0

Kanë një raport të mrekullueshëm bashkë.

Këtë po e dëshmojnë përmes fotografive nga Turqia, ku dy këngëtaret kanë shkuar me punë.

Fjolla Morina dhe Big Mama, lëre që i kanë lënë pa mend fansat e tyre me pamje të vendit ku po pushojnë, por nuk e kanë lënë me aq.

Dy këngëtaret kanë pozuar bashkë, në pozita mjaft atraktive me Fjollën, që nuk i lë shumë imagjinatës duke shfaqur asetet e saja pamëshirshëm.

Ndërsa, Big Mama është treguar më e rezervuar, duke u fshehur pak pas trupit bombastik të Fjollës. /Prive.al

Love is in the air @savatours @bigitos #savatours #thehappymakers #mamastrip #pink & #blue

A post shared by Fjolla Morina – Official IG (@fjolla.morina) on

The post Fjolla Morina e Big Mama shfaqen në poza seksi! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Një shqiptar në Roc Nation, del Rita por hyn G4SHI

$
0
0

Roc Nation, është njëri ndër produksionet më të mëdha në botë, që udhëhiqet nga top yjet ndërkombëtare të muzikës, siç është reperi Jay Z.

Kohë më parë, pjesë e këtij produksioni ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila doli nga ky grup, duke ngritur edhe një padi për ish kolegët.

Por me daljen e Ritës, aty i është bërë vend një tjetër shqiptari.

Fjala është për reperin me prejardhje shqiptar, Larry Gashi i njohur me nofkën G4ashi, i cili ka nënshkruar kontratë me përfaqësuesit e të famshmit Roc Nation.

Në faqen zyrtare të këtij grupi në Instagram, atij i dëshirohet mirëseardhje e po ashtu, edhe ftohen fansat e tij ta dëgjojnë këngën e re.

@rocnation 4⃣⬆️🚀

A post shared by G4SHi (@g4shi) on

The post Një shqiptar në Roc Nation, del Rita por hyn G4SHI appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja ku po i kalon pushimet Ermali me familje

$
0
0

Krahas angazhimeve të shumta që ka me muzikën e koncertet, ai gjithmonë e ndanë kohën për të qenë pranë familjes.

E nuk ka se si të mos jetë afër asaj familjeje të mrekullueshme që ka.

Këngëtari Ermal Fejzullahu, ka shkuar për pushime me gruan e tij Arianën dhe tre fëmijët e tyre, në një resort luksoz në Turqi.

Ata kanë publikuar imazhe nga vendi ku po i kalojnë pushimet, dhe duket të jenë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit. /Prive.al

The post Ja ku po i kalon pushimet Ermali me familje appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kjo është këngëtarja që po sjellë një ilahi!

$
0
0

Aida Doçi është ndër këngëtaret që i ka thurur vargje gjithmonë dashurisë e vuajtjes.

Tani ka ardhur koha që ajo t’i këndojë familjes.

Në profilin e saj në Instagram, këngëtarja ka treguar se po përgatitë një këngë Ilahi, e cila i dedikohet muajit të ramazanit.

Nga sekuencat që ka publikuar në rrjetin social, ajo dëgjohet teksa i këndon një familjeje që është e ndarë nga largësia, kurbeti, ndërsa po i realizon edhe klip.

Kurse, pjesë e klipit të saj është edhe aktori i mirënjohur shqiptar Çun Lajqi, por Aida, nuk ka treguar se kur do ta publikojë këngën. /Prive.al

The post Kjo është këngëtarja që po sjellë një ilahi! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Ja çfarë thotë ‘Miss Kosova’ nga Argjentina për Kosovën

$
0
0

Zgjoi shumë polemika me përzgjedhjen e saj si vajza më e bukur e Kosovës.

Dhe tani Camila Barraza po e përfaqëson Kosovën në gara ndërkombëtare si Miss Universe. Ajo së fundmi ka shkuar edhe njëherë në Filipine dhe tash është kthyer.

Me tu kthyer në tokën e Kosovës, ajo ka publikuar një fotografi në të cilën paraqet pasaportën e shtetësisë kosovare e po ashtu edhe biletën e kthimit në Prishtinë.

“Më në fund në shtëpi”, shkruan argjentinasja, e cila tashmë në Kosovë, e ndjen veten si në shtëpi.

Miss Kosova nga Argjentina, ishte në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, por siç duket, gjërat mes tyre kanë marrë fund ngase bukuroshja nuk ka publikuar më asnjë fotografi me Haris Çoçajn, e madje edhe i ka larguar edhe fotografitë që kishte me të në rrjetet sociale /Prive.al

The post Ja çfarë thotë ‘Miss Kosova’ nga Argjentina për Kosovën appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Enca s’ka të ndalur, kjo me siguri është fotografia më provokative e saj

$
0
0

Ajo është e vetdijshme për efektin që ka. Është tejet seksi. Dhe sigurisht, këtë nuk heziton asnjëherë ta shfaqë.

Këngëtarja Enca Haxhia, ka nisur pushimet në Turqi edhe nga atje nuk po i harron fansat e saj.

Enca ka publikuar një imazh në Instastory, ku shfaqë pamëshirshëm gjoksin e saj të formuar.

Ajo nuk i lë gjë imagjinatës teksa shfaqet në rroba banje, dhe tregon qartë, se fitnesi ka pasur rezultate tek ajo. /Prive.al

The post Enca s’ka të ndalur, kjo me siguri është fotografia më provokative e saj appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


A e keni parë Egzonën e Albatritit në këso veshje?

$
0
0

Është ndër nuset më të famshme në Kosovë. E si të mos jetë, kur i takon në fmiljeje rtistësh, që ka një mbiemër tejet të njouhr për publikun.

Egzona Brahimaj Muqiqi, gruaja e këngëtarit Albatrit Muqiqi, e ka uruar nënën e saj për ditëlindje, përmes një fotografie nga dita e saj e nusërisë.

E veshur me rroba tradicionale të nusërisë, siç njihet në zhargonin e gjerë popullor “dymija e jelek”, Egzona ka thurur fjalët më të bukura për nënën e saj.

“Shumë urime mami edhe 100 të tjera së bashku me ne. Të duam shumë”, ka shkruar Egzona, teksa duket tejet ndryshe në këtë veshje.

Martesa e saj me Albatritin është bekuar me ardhjen në jetë të vajzës së tyre Amelias, e cila u lind gjatë muajit Maj. /Prive.al

Shum urime mami edhe 100tjera se bashku me ne Te duam shum❤️👸

A post shared by Albatrit❣ (@egzona_brahimaj_muqiqi) on

The post A e keni parë Egzonën e Albatritit në këso veshje? appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Babastars japin lajmin e madh

$
0
0

Ka tash e një kohë që përflitet se ky vit do jetë viti kur grupi ‘Babastars’ do sjellë një tjetër këngë të përbashkët.

Dyshimet fillimisht lindën nga një varg i postimeve në rrjete sociale për t’u konfimuar në ‘E vërtetë, e pavërtetë’ të Prive.

E tashmë duket që çdo gjë është gati nga ky projekt dhe pubikimi është vetëm çështje ditësh.

Këtë e ka lënë të kuptohet fakti që djemtë e grupit kanë zbuluar edhe emrin e këngës që do quhet ‘High 4 Real’.

E katërta e vërteta për grupin?! Kjo mbetet të shihet për pak kohë. Numërimi prapa fillon… /Prive.al/

#babastars #high4real

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

The post Babastars japin lajmin e madh appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Elvana ka diçka për të thënë (FOTO)

$
0
0

14 Qershori i 2017-tës për Elvana Gjatën shënoi një etapë të re në karrierë.

Pas mbi një dekade si një prej këngëtareve më të suksesshme shqiptare, rradha i erdhi tentativave për famë ndërkombëtare me ‘Forever is Over’, produkt muzikor i Poo Bear dhe David Guettas.

E në këto 24 orë nga publikimi, komentet ishin të shumta.

Fansa e madje edhe kolegë e komplimentuan këngëtaren e cila pasi ka ‘akumuluar’ energjinë më të mirë nga feedback-u ka vendosur t’i thotë disa fjalë përmes një postimi në Instagram, i shkruar në gjuhën angleze.

‘Zemra ime është plot. Shumë dashuri për gjithë fansat e mi, miqtë dhe kolegët për përkrahjen. Ky është vetëm fillimi i një punë të gjatë për t’u bërë dhe unë vetëm mund të shpresoj që nuk do ju zhgënjejë duke ju bërë juve dhe veten krenarë. Ju dua’ – deklaron Elvana.

Ndryshe, kënga në 24 orë ka tashmë gjysmë milioni shikime të procesuara në Youtube. /Prive.al/

The post Elvana ka diçka për të thënë (FOTO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Arta Nitaj lë pa fjalë me foton e fundit

$
0
0

Disa javë më parë nisi pushimet në Turqi me stafin e aktorëve të tjerë nga seriali ‘O sa mirë’ dhe prezantuesin Labinot Gashi me ç’rast mori shumë vëmendje me fotografitë e nxehta.

Por duket që për Arta Nitajn, ‘arsenali’ i pozave verore nuk ka mbaruar.

Bukuroshja, ish e dashura e Endrit Thaçit ka lënë pa fjalë me një imazh të postuar sot në rrjetin social Instagram me fokus linjat e saj trupore të shkëlqyeshme.

Foto e mëposhtme flet vetë… /Prive.al/

The post Arta Nitaj lë pa fjalë me foton e fundit appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Motrat Mustafa vijnë me këngë ritmike kushtuar dashurisë

$
0
0

Këngëtaret e famshme të muzikës popullore Safete e Sahide Mustafa, po përgatisin një këngë të re.

Ato kanë paralajmëruar se po gjirojnë video klipin e një kënge, e cila do i kushtohet dashurisë, dhe do jetë ritmike.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes faqes së tyre zyrtare në Instagram, ku kanë shkëputur një insert nga klipi.

“Të nderuar adhurues të këngës sonë, së shpejti klipi i ri. Një këngë ritmike e dashurisë. Ju përshëndesim ju urojmë një vikend të mirë”, kanë shkruar ato. /Prive.al

Te nderuar adhurues te kenges son,se shpejti klipi i ri. Nje keng ritmike e dashuris. Ju pershendesim ju urojm nje vikend te mir🙏🏼

A post shared by Motrat Mustafa (@motratmustafa_official) on

The post Motrat Mustafa vijnë me këngë ritmike kushtuar dashurisë appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Viewing all 11687 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>