Quantcast
Channel: Yjet – Privé – Faqja Zyrtare
Viewing all 11687 articles
Browse latest View live

Këto janë fjalët e Ermal Mamaqit kushtuar Elvanës!

$
0
0

Komediani shqiptar Ermal Mamaqi, i është gëzuar fort suksesit të Elvana Gjatës.

Publikimi i këngës në anglisht, në synim të një karriere ndërkombëtare, ka bërë që Ermali që udhëheqë me emisionin “Xing me Ermalin”, t’i dedikojë disa fjalë këngëtares përmes profilit të tij në Instagram.

Ai ka publikuar një insert të këngës së saj të re, “Forever is Over”, duke i thurur elozhe këngëtares, që sipas tij, është bërë e madhe.

“Që në fillim e dija që do bëhesh e madhe. Tani sapo nise të pushtosh botën. Ky është vetëm fillimi.
Bëje dhe atë këngën me Justin Biber që të vdesim rahat. BRAVO Motra”, ka shkruar Ermali. /Prive.al

The post Këto janë fjalët e Ermal Mamaqit kushtuar Elvanës! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Ja si filloi mëngjesi i Lumi B!

$
0
0

Është ndër baballarët më të përkushtuar të estradës.

Ai është i ati i Blinit të vogël, i cili është një fëmijë shumë i lezetshëm, për të cilin prindërit kujdesen po ashtu, që të jetë një ‘fashionist’ i vërtetë, duke e veshur me rrobat e markave më të njohura.

Kështu. Mëngjesi i Lumi B ka filluar krah të birit Blinit dhe gruas së tij Mirandës.

Ata të tre, janë nisur diku me veturë, dhe këtë moment Lumi e ka ndarë me fansat e tij në Instagram, duke i quajtur gruan e djalin: ‘lazdrana’. /Prive.al

The post Ja si filloi mëngjesi i Lumi B! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Genc Prelvukaj e Greta Koçi tregojnë datën e publikimit të këngës!

$
0
0

Projekti i tyre i radhës erdhi si befasi për fansat e këngëtarëve.

Ata zbuluan paka pak ditësh se po sjellin një bashkëpunim, dhe tani e kanë bërë të ditur edhe datën e publikimit.

Reperi Genc Prelvukaj e këngëtarja Greta Koçi, do të publikojnë këngën e re të shtunën.

Ata kanë gjiruar edhe një videoklip, për këngën e cila do mbajë titullin: “Nuk ka dashni”.

Genci para pak ditësh, ka sjellë edhe një këngë të re për publikun që adhuron muzikën e tij, në bashkëpunim me Mimoza Shkodrën.

Kënga e dyshes: “Jemi nda”, u pëlqye mjaft shumë me t’u lansuar. /Prive.al

The post Genc Prelvukaj e Greta Koçi tregojnë datën e publikimit të këngës! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Blendi Fevziu prezanton vajzën e vogël, ja sa e ëmbël është (FOTO)

$
0
0

Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu, është baba i dy vajzave dhe atij i shkon më së shumti për shtati kënga e motrave Libohova, ‘Kush ka vajza botën ka’.

Ai është ndër moderatorët më të njohur të trojeve shqiptare, dhe si udhëheqës i emisionit ‘Opinion’ në TV Klan të Shqipërisë, ka një agjendë të ngarkuar.

Por familja për të vije në rend të parë, e sidomos kur vjen puna te pushimet verore.

Blendi po kalon këtë kohë me familje, dhe vajzën e tij të vogël Alis po e argëton pa masë.

Në profilin e tij në Facebook, si rrallë herë, ai ka publikuar një imazh me vajzën e vogël, të cilën e mbanë hopa mbi ujë.

Ky moment i prezantuar përmes shkrepjes së një fotografie, është dëshmia më e mirë e lidhjes shpirtërore që ai ka me Alisin. /Prive.al

E premte…

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on

The post Blendi Fevziu prezanton vajzën e vogël, ja sa e ëmbël është (FOTO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Leonora Poloska shtatzënë, ajo pret fëmijën e parë

$
0
0

Ka pak kohë që është zhdukur nga skena dhe nuk ka sjellë projekte të reja.

Por siç duket, këngëtarja e famshme Leonora Poloska, ka qenë e zënë me punë të tjera, siç është krijimi i familjes.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, e ka bërë me dije se është në pritje të fëmijës.

Këngëtarja duket se është në prag të lindjes, ngase nga imazhi i publikuar, shihet që barku i është fryrë goxha shumë.

Leonora është e martuar me kantautorin Andin Randobrava, dhe tani dashuria e tyre do bekohet me ardhjen në jetë të një fëmijë. /Prive.al

#happymothertobe #loveislife #

A post shared by Leonora Poloska (@leonora_poloska) on

The post Leonora Poloska shtatzënë, ajo pret fëmijën e parë appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Aida Doçi publikon Ilahinë “Iftari i Nënës” (VIDEO)

$
0
0

Në këto ditë të ngrohta të muajit të Shenjtë të Ramazanit, për të gjithë besimtarët mylimanë, dikush është kujdesur të sjellë një Ilahi.

Për ata që e ndiejnë fuqinë e ditëve të agjërimit brenda shpirtit të tyre, këngëtarja Aida Doçi, ka ca rreshta te mrekullueshëm.

Me zërin e saj melankolik, ajo sjellë Ilahinë “Iftari i Nënës”, e cila u kushtohet të gjitha failjeve që në këto ditë, i ndanë largësia.

Ilahia e shoqëruar me një videoklip, ka për protagonist edhe aktorin e mirënjohur shqiptar, Çun Lajqi. /Prive.al

The post Aida Doçi publikon Ilahinë “Iftari i Nënës” (VIDEO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Enca tejkalon limitet, zhvishet tërësisht!

$
0
0

Ka shkuar për pushime, por as nga atje, nuk po i lë të qetë fansat e saj.

Fotografitë provokative ku ekspozon gjoksin e të pasmet, i ka të dorës këngëtarja Enca Haxhia.

Çdo ditë sjellë diçka nga asetet e saja të bëshme, duke mos pasur aspak mëshirë për ata që janë të ligë për nga zemra.

Fotografia e fundit që ajo ka publikuar në Instagram, zbulon gjithçka. Këngëtarja ka vendosur t’i shfaqë tërësisht format e saj, duke dalur e zhveshur pothuajse tërësisht.

Gjithsesi, një pamje të tillë si të Encës, ia vlen edhe ta ekspozosh. /Prive.al
<blockquote class=”instagram-media” style=”background: #FFF; border: 0; border-radius: 3px; box-shadow: 0 0 1px 0 rgba(0,0,0,0.5),0 1px 10px 0 rgba(0,0,0,0.15); margin: 1px; max-width: 658px; padding: 0; width: calc(100% – 2px);” data-instgrm-captioned=”” data-instgrm-version=”7″>
<div style=”padding: 8px;”>
<div style=”background: #F8F8F8; line-height: 0; margin-top: 40px; padding: 62.5% 0; text-align: center; width: 100%;”></div>
<p style=”margin: 8px 0 0 0; padding: 0 4px;”><a style=”color: #000; font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; font-style: normal; font-weight: normal; line-height: 17px; text-decoration: none; word-wrap: break-word;” href=”https://www.instagram.com/p/BVZKATDhDy_/” target=”_blank” rel=”noopener noreferrer”>Good Morning</a></p>
<p style=”color: #c9c8cd; font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px; margin-bottom: 0; margin-top: 8px; overflow: hidden; padding: 8px 0 7px; text-align: center; text-overflow: ellipsis; white-space: nowrap;”>A post shared by ENCA (@enca) on <time style=”font-family: Arial,sans-serif; font-size: 14px; line-height: 17px;” datetime=”2017-06-16T08:03:57+00:00″>Jun 16, 2017 at 1:03am PDT</time></p>

</div></blockquote>
<script async defer src=”//platform.instagram.com/en_US/embeds.js”></script>

The post Enca tejkalon limitet, zhvishet tërësisht! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Era Istrefi, mahnitëse për Guess (VIDEO)

$
0
0

Disa javë më parë, Era Istrefi përtej oqeanit krahas punës në këngë të reja ishte edhe pjesë e një foto sesioni për firmën Guess.

Një staf prej dhjetëra personash u angazhuan që çdo gjë të shkoj siçdo gjë të shkoj siç duhet dhe në fakt, rezultati final e vulos pikërisht një gjë të tillë.

Nylon Magazine ka publikuar një video të prapaskenave në setin fotografik ku ylli nga Kosova shkëlqen me imazhin, stilin e aftësinë për të pozuar para aparatit.

Inserti i mëposhtëm e thotë të tërën…

The post Era Istrefi, mahnitëse për Guess (VIDEO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Befasia për Zaimina Vasjarin do ju lë pa fjalë (VIDEO)

$
0
0

Një shoqëri pa rezerva, duket që ka përshtati një surprizë të tillë, përtej limitive të imagjinatës.

Një gjë e tillë është vulosur mbrëmë me befasinë që këngëtarja Rezarta Shkurta i kishte përgatitur mikeshës së saj, bukuroshes Zaimina Vasjari me rastin e ditëlindjes së kësaj të fundit.

Përplot 1000 trëndafilë ishin menduar nga Rezarta për dhuratën e jashtëzakonshme e cila u desh të transportohej me rimorkio.

I gjithë momenti i surprizës është inqizuar nga rrethi i ngushtë i këngëtares për t’u postuar më pas në Instagram. Ndiqni videon e mëposhtme.

The post Befasia për Zaimina Vasjarin do ju lë pa fjalë (VIDEO) appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

‘Nuk ka dashni’ për Gretën e Gencin

$
0
0

Në vlugun e një viti shumë aktiv kur është fjala për numrin por edhe cilësinë e projekteve muzikore, Genc Prelvukaj sapo ka publikuar këngën e re.

Ky projekt është në bashkëpunim me Greta Koçin dhe mban titullin ‘Nuk ka dashni’.

Ajo që vlen të ceket është se për tekstin e projektit është përkujdesur vetë Genci teksa xhirimet janë bërë në Turqi.

Shijojeni të plotë në videon e mëposhtme!

The post ‘Nuk ka dashni’ për Gretën e Gencin appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Publikohet projekti ‘Asaj’ nga Arta Bajrami dhe MC Kresha

Këto ishin prapaskenat deri tek ‘Forever is Over’ nga Elvana!

$
0
0

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata bëri hapin e madh katër ditë më parë më publikimin e projektit ‘Forever is Over’, i pari për audiencë ndërkombëtare.

Por, puna deri tek ky projekt ishte pa dyshim shumë e madhe e njëkohësisht edhe një përvojë në vete që nuk do harrohet asnjëherë nga Londra në Los Angeles dhe Barcelonë.

Copëza nga kjo pjesë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale.

Përmes dy inserteve, Elvana ka ndarë me fansat dhe miqtë procesin e punës në studio, afërsinë e madhe me producentin Poo Bear dhe kiminë përfekte në bashkëpunimin profesional me David Guettan, DJ-in e njohur që pati dorë në këtë projekt.

Ndryshe, Prive në emisionin e sontëm raportoi që Gjata tashmë ka të përfunduar dy projekte që pritet të publikohen përgjatë muajve në vazhdim. /Prive.al/

London-LA-Barcelona #foreverisover

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Just a few moments from all the love and devotion that went into creating #foreverisover @poobear

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

The post Këto ishin prapaskenat deri tek ‘Forever is Over’ nga Elvana! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

E papritur: Fejohet Floriana Garo?!

$
0
0

Pas ndarjes nga lidhja e gjatë, ka tash e një kohë që përflitet për romancën e re.

Deri në këtë moment, prezantuesja bukuroshe Floriana Garo nuk ka zbuluar asgjë nga pjesa e privatësisë, respektivisht nga i dashuri i ri.

Por kur pritej që ajo të hidhte një hap të vogël drejt njoftimit të publikut me personin që i mori zemrën, Garo ka befasuar.

Si rrufe në qiell të pastër, ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e madh që është fejuar me mashkullin që ka përkrah tash e një kohë.

Lajmi ka habitur ndjekësit në Instagram që e kanë uruar bukuroshen për këtë hap. Të trashëgohen! /Prive.al/

The post E papritur: Fejohet Floriana Garo?! appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Sot publikohet bashkëpunimi nga Dhurata Dora dhe Lumi B

$
0
0

Ka tash e një kohë që paralajmërohet dhe pritet nga fansat e shumtë.

E më në fund, momenti që diskografisë shqiptare t’i shtohet edhe një projekt i ri nga Dhurata Dora dhe reperi Lumi B po afrohet.

Pas një pune intenzive në studio dhe në xhirimin e videoklipit nga produksioni Max, dueti do publikohet sot në ora 14:00.

Pa dashur të japin shumë detaje nga skenat e klipit apo vetë titullin e këngës, Dhurata e

Lumi janë mjaftuar me orarin e kohës së publikimit teksa edhe kolegë të tjerë të dyshes kanë bërë të njejtin postim.

Ndryshe, kjo këngë pritet të mos zhgënjejë fansat duke u rradhitur si një ndër hitet e këtij viti. /Prive.al/

Get ready for tomorrow 🔥

A post shared by ⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀⠀DHURATA DORA (@dhuratadora) on

The post Sot publikohet bashkëpunimi nga Dhurata Dora dhe Lumi B appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Geti dhe Marina nisin një prej udhëtimeve më të bukura si çift

$
0
0

Që prej nisjes së lidhjes, udhëtimet për çiftin Getoar Selimi dhe Marina Vjollca nuk kanë munguar për asnjë çast.

Dyshja të paktën një herë në muaj kanë gjetur kohë për pak ditë larg përditshmërisë duke frekuentuar destinacione të ndryshme, qoftë në Europë por edhe më larg.

E tashmë kur për disa muaj rresht nuk është se lëvizën shumë nga Tirana, kohën e ‘humbur’, Geti dhe Marina duket se do e kompenzojnë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çifti kanë marrë rrugë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do pushojnë nën diellin përvëlues të Floridas.

Dyshja kanë vetëm pak orë që kanë mbërritur dhe si rrjedhojë fotot i kanë të pakta. Momentalisht na mbetet të shpresojmë që këtë aventurë do e shijojnë shumë, ndonëse dilema nuk ka. /Prive.al

The post Geti dhe Marina nisin një prej udhëtimeve më të bukura si çift appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.


Martohet futbollisti kosovar Përparim Hetemaj

$
0
0

2016-ta ndryshoi statusin e shumë futbollistëve shqiptarë në botë që vendosën të kurorëzojnë dashurinë.

Nga Shkodran Mustafi tek Admir Mehmedi e emra të tjerë, pa shumë zhurmë dhe në privatësi të plotë, i dhanë fund beqarisë.

E duket që një trend i ngjajshëm do jetë edhe në verën e këtij viti.

I pari që ka nisur siparin e dasmave është futbollisti kosovar Përparim Hetemaj i cili jeton në Finlandë.

30 vjeçari nga Skënderaj, në shtetin finlandez ka kurorëzuar dashurinë me Vanessa Janatunien në nje ceremoni private dhe të vogël në periferi të Helsinkit.

Ndonëse mesfushori i Chievos nuk ka postuar fotografi nga ky event i madh jetësor, Prive.al ka arritur t’i sigurojë disa prej tyre të cilat ua sjellim më poshtë.

Ndryshe, Vanessa dhe Përparimi ishin fejuar në Skënderaj me 1 Korrik 2015 teksa nuk dihet nëse do ketë dasëm edhe në Drenicë. /Prive.al/

The post Martohet futbollisti kosovar Përparim Hetemaj appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Lumi e Dhurata sjellin pas 20 vitesh versionin e përpunuar të ‘Simpatia’

$
0
0

Lumi B dhe Dhurata Dora sapo kanë publikuar projektin e tyre të ri të përbashkët.

‘Simpatia’ mban emrin ky projekt i cili në fakt është një version i përpunuar i hitit të para dy dekadave me të njejtin titull nga Edona Llalloshi dhe Memli Krasniqi.

Kënga, produkt muzikor i RedBox Entertainment është rifreskuar në ritëm dhe zhanër duke u përshtatur me trendet e 2017-tës me një rezultat i cili duket se do pëlqehet me të madhe.

Ndiqni të plotë më poshtë /Prive.al/

The post Lumi e Dhurata sjellin pas 20 vitesh versionin e përpunuar të ‘Simpatia’ appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Historia e jashtëzakonshme rrëfyer nga Shyhretja: Familja bashkohet pas 15 vitesh kur…

$
0
0

Mbi tre javë më parë, këngëtarja Shyhrete Behluli publikoi projektin e ri ‘Vëlla e motër’ në bashkëpunim me reperin Gold AG.

Marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, dyshja kapën sërish një tematikë të ndjeshme dhe shumë të qëlluar, duke vënë në spikamë raportin mes vëllait e motrës.

Por, ndikimi i kësaj kënge duket të ketë qenë shumë më i madh sesa që e kishin menduar artistët kur e punuan si projekt.

Për Prive, këngëtarja Shyhrete Behluli zbuloi se ka marrë një telefonatë nga një grua e cila i ka rrëfyer një histori prekëse, të ribashkimit me vëllain pas rreth 15 viteve mos kontakt.

Rrëfimin e plotë mbi këtë ngjarje dhe jo vetëm, ua sjell videoja e mëposhtme.

The post Historia e jashtëzakonshme rrëfyer nga Shyhretja: Familja bashkohet pas 15 vitesh kur… appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Arta Bajrami konfirmon lajmin e madh: Po bëhet sërish nënë

$
0
0

Këngëtarja Arta Bajrami ishte mbrëmë protagoniste në emisionin Prive për të folur mbi projektin ‘Asaj’ me MC Kreshën i cili e riktheu në diskografi pas një periudhe të pauzës.

Por, kjo këngë e cila pa mbushur 24 orë të plota po pëlqehet shumë nuk ishte tema e vetme e intervistës.

Për Maki Bajramin, Arta shpalosi edhe të rejat nga jeta private si nënë e Viktorias 6 vjeçare, djalit Ideal Moris dhe një foshnje tjetër që pritet të vij në jetë së shpejti.  E lexuat mirë, Arta është sërish shtatzënë!

Këngëtarja në Prive bëri të ditur që është në muajin e tretë të shtatzënisë në një zhvillim i cili nuk është se ka qenë aq i planifikuar.

Por a do donte Bajrami djalë apo vajzë?! Detajet ua sjell videoja e mëposhtme.

The post Arta Bajrami konfirmon lajmin e madh: Po bëhet sërish nënë appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Kjo është oferta që refuzoi Aida Doçi

$
0
0

Sony Music është njëra ndër kompanitë muzikore në të cilën shumë këngëtarë dëshirojnë të bëhen pjesë e saj.

Edhe pse kohëne fundit shumë emra të muzikës shqiptare u aludua ti jenë bashkuar kësaj kompanie, një këngëtare kosovare doli ta refuzojë një ftesë të tillë.

Është Aida Doçi ajo e cila ishte shumë afër kësaj marrëveshje, por sipas burimeve të Prive, nuk ka qenë në interes të këngëtares të lidhë kontratë me këtë kompani në nivelin e disa shteteve të caktuara.

Megjithatë, bashkëpunimi i përfolur me Pappa Bear padyshim se do të ndodhë vetëm se kjo këngë pritet të dal në fund të tetorit.

Nga ana tjetër duke qenë se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, Aida ka sjellë një ilahi e cila i dedikohet nënave.

The post Kjo është oferta që refuzoi Aida Doçi appeared first on Privé - Faqja Zyrtare.

Viewing all 11687 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>